90-vjeçari turk merr pasaportën shqiptare.

702

Tevfik Fikret Oktay i lindur në 1928-ën në Turqi, Ankara nga prindër shqiptarë ka marrë shtetësinë shqiptare për të nderuar kujtimin e babait të tij, i cili kishte shërbyer si ushtarak madhor në Perandorinë Osmane. Më herët ai kishte aplikuar për të marrë pasaportën e vendlindjes së tij dhe kjo ëndërr iu bë realitet. Falë Presidentit Ilir Meta, në moshën 90-vjeçari ai mori pasaportën shqiptare, erdhi në tokën ku gjeti të afërmit e tij dhe hodhi vallen shqiptare duke plotësuar ëndrrën.

Për shkak të luftërave të zhvilluara në rajonin e Ballkanit e më pas atyre botërore ishin shkëputur totalisht lidhjet me Shqipërinë. Më pas vetëizolimi i Shqipërisë ,i bëri të pamundur komunikimet me botën e jashtme. Për vite me radhë familja e Oktayt dhe të afërmit e tyre në Shqipëri të cilët janë familja e ish deputetit Flamur Çelaj ,nuk e harruan kurrë lidhjen familjare.

Shprehja “gjaku nuk humbet” rezulton të jetë e vërtetë dhe falë përpjekjeve të jashtëzakonshme nga të 2 anët, familja u ribashkua pas shumë viteve .Kërkimet mes dy familjeve zgjatën vite të tëra deri sa u gjetën

Sipas ish-deputetit Flamur Çelaj ,pavarësisht moshës, dëshira e 90-vjeçarit për të pasur pasaportën Shqiptare ishte një nga ëndrrat më të mëdha në jetën e tij . Kjo u plotësua falë dekretit të për shtetësi nga Presidenti Ilir Meta. Ai dëshironte që pjesën tjetër të viteve, t’i jetojë si shqiptar. Pas marrjes së pasaportës shqiptare,familja Çelaj organizoi një festë tradicionale me motive shqiptare.