Një 46 vjeçar në gjendje të rënduar psikologjike I ka vënë zjarrin banesës duke u mbyllur brenda saj.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 në fshatin Vicokë të Mallakastrës.
Shërbimet e policisë dhe zjarrfikësja kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe në një shkallë të lartë vështirësie bënë të mundur nxjerjen nga banesa të shtetasit A.C dhe i kanë dhënë ndihmën e parë pasi ishte asfiksuar.
Aktualisht 46 vjeçari ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore në Spitalin e Ballshit.
Ndërkohë grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.