Që nga dita e parë e agresionin rus, autoritetet ukrainase kanë folur se i kanë shkaktuar viktima dhe dëme të mëdha ushtrisë së Vladimir Putin.
Madje, këtë të diel Ministria e Mbrojtjes në Ukrainë ka nxjerrë një raport ku sipas saj vlerësohen humbjet që ka pësuar pala kundërshtare ruse në 3 ditë luftime brenda territorit ukrainas.
Sipas zv.ministres Hanna Malyar, deri tani rusët kanë humbur 4300 ushtarë në Ukrainë si dhe një numër të madh mjetesh ushtarake.
Ndërkohë, nga pala ruse nuk kishte pasur asnjë reagim, i cili ka ardhur për herë të parë pasditen e së dielës, ku janë është konfirmuar se ka viktima mes ushtarëve rusë.
“Ka të vrarë dhe të plagosur në mesin e ushtrisë ruse gjatë operacionit special në Ukrainë”, tha Ministria ruse e mbrojtjes në një deklaratë të cituar nga agjencia e lajmeve TASS.
Megjithatë, më tej theksohet se “humbjet e pësuara nga forcat ruse janë disa herë më të pakta se numri i nacionalistëve të shfarosur”, siç i quajnë rusët.