Planet e Putinit nuk po dalin, pushtimi po zgjat më shumë sesa pritej, dhe zërat e parë kundër tij e kundër pushtimit që kanë zënë të shfaqen janë të deputetëve, zyrtarëve e gazetarëve, të cilët po flasin për shock e tronditje

264

Vonesat e paparashikuara në pushtimin e Ukrainës e në rrëzimin e Zelenskit në Ukrainë kanë bërë që mbështetja për Putinin të fillojë të uletrë. Ka pasur protesta në qytete të ndryshme të Rusisë, pas të cilave janë arrestuar qindta vetë. Përveç kësaj, kanë zënë të shfaqen zëra publikë kundër tij. Këto zëra janë shumë pak në krahasim me elitën e madhe ruse që është në mbështetje të Putionit, por sidozoftë jën domethënëse, pasi rëndom në Moskë zërat kundër janë të rrallë.

Mikhail Matveyev, një anëtar i dhomës së ulët të Dumës ruse, i ka bërë thirrje Kremlinit t’i japë fund pushtimit. “Unë votova në Parlament për njohjen e dy republikave ruse në Donbas, jo për luftë. Unë votova që të mbroheshin rusët në Doneck e Luhansk, e jo që të bombardohej Kievi” tha ai, që përfaqëson partinë komuniste atje.

Një deputet tjetër i partisë komuniste (është partia e dytë në parlament), Oleg Smolin, që kishte votuar kundër njohjes së republikave ruse brenda Ukrainës, tha se ishte i shock-uar nga pushtimi i Ukrainës, për të cilin askush nuk dinte gjë deri të enjten, që ishte dita kur ndodhi. Ishte mbajtur sekret. Në të vërtetë, në mediat publike ruse që janë të lidhura me pushtetin nuk përmenden kurrë fjalët “luftë” dhe “pushtim”, dhe nuk ka info mbi luftën. Nuk flet askush për rusë të vrarë. “Më vjen shumë keq për jetët e humbura, jetët e rusëve e jetët e ukrainasve” u shpreh ai.

Kundërshtimi ka zbritur edhe në nivele më të ulëta të hierarkisë. Andrey Kortunov, drejtor i Këshillit rus për çështjet ndërkombëtare, që këshillon ministrin e jashtëm, ka dhënë një intervistë për BBC-në e ka thënë se ai nuk ka këshilluar askënd të pushtojë Ukrainën. Sipas tij, janë të shumtë zyrtarët rusë që u kapën në befasi nga ofensiva e pushtimit në Ukrainë. “Udhëheqja ruse kaloi vijën e kuqe me këtë pushtim, dhe unë mendoj se pasojat do të jenë të dukshme e të mëdha” përfundoi ai.

Elena Chernenko, një gazetare veterane që punon për gazetën Kommersant, nuk po e bën më reporteren pranë ministrisë së jashtme, që e ka bërë gjithë kohën. Ajo ka shoqëruar gjithnjë Lavrovin në udhëtimet jashtë Rusisë, por tanimë është përjashtuar nga ky grup gazetarësh. Motivi? “Për mungesë profesionalizmi”.

Putini është bërë i gjallë për të nënvizuar heroizimin e ushtarëve në front, por merret evsh se ai po kërkon të mbajë të bashkuar ushtrinë. Mund të përfytyrohet se çfarë mund të ndodhë, nëse pushtimi i Ukrainës zgjat me javë.