Një vepër humane vjen nga Spanja. Borja Navarro, futbollisti i Ciudad Deportivo më kategorinë e pestë, i dhuroi palcën mamasë së tij të sëmurë.
Operacioni nuk e detyronte Navarron të hiqte dorë përfundimisht nga futbolli, mirëpo dashuria për mamanë e tij ishte vendimtare që ai të largohej nga topi dhe të qëndronte pranë saj për të kujdesur që ky moment i vështirë në jetë të kalojë sa më shpejt të jetë e mundur.
Në ndeshjen e fundit të karrierës, Navarro është përshëndetur jo vetëm nga shokët e skuadrës, por edhe nga lojtarët kundërshtarë pasi sigurisht ishte një gjest që meritonte vlerësimet më të larta.
