Fjalimi i 6 shkurtit 1967 i diktatorit Hoxha, ndryshe prej nji narrative formale, simbas te ciles u mbyllën institucionet fetare të religjoneve zyrtare në Shqipni, në fakt ishte faza e parë përmbyllëse e krimit monstruoz që iu ba martirëve të fesë katolike, e nisun fill me ardhjen e bandës kriminale të partisë komuniste të Shqipnisë ne fund vitin ’44.
Shënjestër e vandalizmit retorik të Enver Hoxhës ishte sall feja katolike në atë fjalim trupi para organizatësh të partisë të Tiranës dhe referencat e përgjithshme depistuese mbi fetë, ishte thjesht nji artific me zbut pak rrezikun e ekspozimit eventual të nji lufte fetare ndaj të kshtenve. Kishat u rrafshuen gati krejtësisht, përfshi ata me vlerë historike të epërme, si ajo e Dejës, ndaj meshtarëve të mbetun ende gjallë, filloi nji fazë tjetër eskaluese persekutimi. Ma shumë se njeriu I ri, sikur thuhet ne reflektimet skolastike te studiuesve të sotëm, une jam i idesë, sikur e kam shtjellue në librin tem, se bahet fjalë për “luçidimin” e njeriut të vjetër otoman.
Enver Hoxha ishte mishnimi i atij revanshi të kamufluem të otomanëve të diskretituem prej historisë dhe zani i tij hypi në minaret e tij të reja dhe tashma, në vend të Allahut Akbar, vikatej Enver Hoxha Akbar..Megjithëse, donkishotizmit të Enveriti erdhi fundi në fundin e viteve ’90”, duhet thanë se forma mentis” që perversioni i tij pati induktue, ka moleps shume mendje e zemra shqiptarësh, përfshi çuditinisht edhe ata që psuen persekutimin e tij mizor. Martirët e kishës ne vend që me njallë respektin, vlersimin e pse jo edhe dashninë pa kushte jo sall të komunitetit katolik, por të tane shqiptarëve për veprën e tyne stoike të qëndresës, intrumentalizohen simbas leverdisë të “shqiptarisë” amnistuese dhe jo rrallë herë i nënshtrohen kosës krasitëse të identitetit të tyne ma të thelle, pra fesë të Krishtit, e kjo ndodh thjesht për servilizëm mbijetojë ndaj otomanëve të shumtë e të shtrimë kapilarisht.
Shembulli unik i martirëve tanë, nëse pranohet vërtet me fe e arsye, asht antidoti ma i mirë kundër servilizmit mbijetojës, reklamimit të harmonisë hipokrite, inferioritetit të pakuptimtë të nji pjesë të mirë të subjektit komunitar katolik në mozaikun plural të shoqnisë shqiptare. Kjo pikë mbi të cilën insistoj deri në mërzi, asht thembra e Akilit e pamundësisë 30 vjeçar të komunitetit katolik shqiptar për me shpreh nji konsistencë kulturore e politike në naltësinë e dinjitetit të vet ontologjik, antropologjik e historik. Ka ardhe koha me lëvizë për me ndryshue në kët aspekt, se fjalimet e 6 shkurtit do të vazhdojnë me na shurdhue në foltore, faltore apo podiume të tjera galaksisë të madhe otomanësh të pa reformueshëm që vegjetojnë në nahijen tonë shqiptare.
Nga Nest ZEFI