Ra në sy për polikat familjare me punonjësit, ambasadori austrika mbërrin tek AZ Group në Lezhë

434

Vlerat me të cilat përfaqësohet kompania AZ Group me seli në Lezhë dhe vizioni i saj kanë tërhequr vëmendjen e ambasdorit austriak në vendin tonë z.Christian Steiner. Ai ishte në një vizitë pranë kësaj kompanie ku është njohur me projektet inovative të realizuara dhe atyre në proçes, si dhe objektivat e saj për të ardhmen.

Politikat familjare në biznes të ndjekura për punonjësit e saj nga kjo kompani, kujdesi ndaj ambjentit dhe ndikimi pozitiv në ekonomi janë vlera për të cilat ambasadori Steiner ka dashur ti shohë më nga afër.


Në bisedën e zhvilluar gjatë vizitës, administratori i AZ Group z. Alban Zusi, e ka njohur shkëlqesinë e tij, ambasadorin Steiner me funksionimin e kompanive të grupit sipas modelit të ekonomisë qarkulluese, ku nënprodukteve shtazore që konsideroheshin të humbura e depozitoheshin në landfille duke shkaktuar ndotje mjedisore, sot u jepet vlerë e janë kthyer në të ardhura për ekonominë shqiptare.

Sipas z. Zusi vizioni i grupit është promovimi i metodave të qëndrueshme të të bërit biznes, dhe inspirimi i kompanive të tjera për të përqafuar këtë lloj modeli i cili përtej impaktit ekonomik, ndikon pozitivisht dhe në mjedis e në komunitet.


Pasi ka parë nga afër proçeset që kryhen në kompani, rolin dhe angazhimin e AZ Group, Z. Steiner ka prezantuar projektet e ndryshme që shteti austriak zhvillon në vendin tonë nëpermjet organizatave të saj dhe mënyrën se si mund të bashkëpunohet në projekte të përbashkëta me fokus përmirsimin e treguesve të klimës pozitive për punonjësit, ndikimit pozitiv në ambient dhe projekteve zhvillimore inovative të fokusuara në ekonominë qarkulluese.

Austria është ndër shtetet lider në fushën e teknologjisë së gjelbër që po ndihmojnë në mbrojtjen e mjedisit dhe përmirësimin e qëndrueshmërisë – duke përfshirë menaxhimin e mbetjeve, riciklimin, efikasitetin e energjisë, energjinë e rinovueshme, ndotjen e ajrit dhe menaxhimin e ujit. Me zgjidhjet e tyre miqësore me mjedisin dhe ekologjikisht të pajtueshme, kompanitë nga Austria janë në pararojë të përpjekjeve për të mundësuar përdorimin e qëndrueshëm të burimeve tona.