Media në zi/ COVID-19 i merr jetën në moshë të re gazetarit të njohur shqiptar, miqtë japin lajmin e hidhur: Na trishtove kaq shumë o mik! (EMRI+FOTO)

414

Një lajm i trishtë ka ardhur për median shqiptare. Ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare gazetari Artjan Tepelena. Shkak ka qenë COVID-19. Prej një muaji ai ishte i shtruar në Sanatorium.

Lajmin e trishtë e kanë njoftuar miqtë e tij në rrjetet sociale.

“Na ike kaq shumë para kohe e na trishtove kaq shumë o Tan. Do të na mungosh shumë i shtrenjti jonë, sidomos Fjordit dhe Mirës. Të prehesh i qetë në përjetësi” mbyllet postimi.

Artjan Tepelena ka qenë gazetar, kryeredaktor në TVSH, drejtor i lajmeve në TV Alba dhe së fundmi ishte pjesë e TVSCAN me një emision të tijin. Ai është vëllai i ambasadorit Ilir Tepelena.about:blank

Media në zi/ COVID-19 i merr jetën në moshë të re