Atentati ndaj Hekuran Billës, lirohen nga burgu dy autorët e dyshuar (EMRAT+ARSYEJA)

246

Viktor Marku dhe Sebastian Mali, të cilët akuzoheshin për vrasjen e Hekuran Billës, janë liruar nga qelia.

Nga ‘arrest me burg’ ata tashmë kanë kaluar me vendim të Gjykatës në ‘arrest shtëpie’.

Shkak për këtë është bërë ndryshimi i afateve të paraburgimit.

Billa u vra gjatë një atentati më 11 qershor 2020 në Komunën e Parisit në Tiranë. Viktor Marku dhe Sebastian Mali kanë lidhje familjare pasi janë dajë e nip dhe ishte Prokuroria ajo që kërkoi pushimin e çështjes.

E përfshirë në vrasje dyshohet se ishte dhe Adjola Lakra që u përdor si karrem për të nxjerrë në pritë Billën.