Në 23-vjetorin e ndarjes nga jeta të Azem Hajdarit, ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një reagim në rrjetet sociale duke e nisur me një mesazh: Azem ti je gjallë. Berisha shprehet se sot kombi ynë përulet me nderimin më të madh dhe mirënjohje për veprën e pavdekshme të Azem Hajdarit të vrarë 23 vite më parë para selisë PD.
Por kjo deklaratë është pasuar nga reagime të ashpra të qytetarëve, të cilët nuk e kanë kursyer Sali Berishën edhe pse në faqen e tij të rrjetit social.
Ata shprehen se Berisha është nga ata persona që të vrasin natën e të qajnë ditën.





