Koncerti i Goran Bregoviçit nisi me incident, pasi në mes të publikut është hedhur gaz lotsjellës.
Gazi lotsjellës u hodh në zonën VIP dhe në videot e siguruara nga A2 CNN shihet edhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.
Njerëzit shihen duke mbuluar me shami hundën dhe duke lotuar, ndërkohë që për momentin u shpërndanë.
Policia shoqëroi 8 të rinj për gazin lotsjellës, ndërsa Goran Bregoviç nuk e ndaloi për asnjë moment koncertin.
