Të shtëna me ar më, disa të plagosur

260

Mbrëmjen e sotme në Gjakovë, janë regjistruar të shtëna me armë zjarri.

Sipas Policisë, dy persona janë plagosur nga të shtënat në rrugën “Bardhyl Qaushi”.

“Ne orën 19:30 ne rrugen “Bardhyl Qaushi”- Gjakovë kanë ndodhë të shtëna me armë zjarri ku dyshohet se dy persona kanë mbetur të plagosur. Patrullat e St. Policor kanë shkuar ne vendngjarje si dhe është njoftuar AutoAmbulanca. Pas te shtënave personat e dyshuar janë larguar nga vendi ngjarjes”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Nysret Gjurkaj për mediat kosovare.