Tragjedi e dyfishtë! Halla dhe nipi humbin jetën në përpjekje për të luftuar flakët

347

Në Itali janë shënuar viktimat e para nga zjarri. Një 53-vjeçare dhe nipi i saj 34-vjeç humbën jetën në përpjekje për t’u shpëtuar flakëve masive në qytezën e San Lorenos në Kalabri.

Zjarret janë përhapur me shpejtësi në këto rajone, të cilat janë favorizuar edhe nga temperaturat mbi 40 gradë Celcius, duke djegur ullishte shekullore, plantacione të pemëve frutore dhe kultura bujqësore.

Zjarrfikësit ndërhynë me pesë cisterna për të shuar flakët gjigante që kishin rënë në një fabrikë bujqësore, por errësira nuk lejoi shuarjen e zjarrit nga lart.

Vatra zjarri aktive ka edhe në Sardenjë, Kalabri, Abruco e Emilia Romanja.