Zjarre edhe në Gjirokastër, evakuohen banorët e dy fshatrave, tymi “pushton” qytetin

186

Një vatër e madhe zjarri është krijuar në fshatin Arshilengo në Lunxhëri. Tymi ka mbërritur deri në qytetin e Gjirokastrës. Vatrat e zjarrit kanë dalë jashtë kontrollit edhe në Shllak, ku rrezikohen banesat.

Banorët e Arshilengos gjithashtu kanë nisur të braktisin banesat, për t’i shpëtuar përparimit të flakëve, me ndihmën e Policisë.

Flakët po rrezikojnë seriozisht edhe stallat e kuajve të një biznesi privat të zonës, drejtuesit e të cilit kanë bërë thirrje për ndihmë, për të shpëtuar kafshët.

“Kemi nevojë për ndihmë! Një zjarr masiv po i afrohet zonës së stallave. Kush ka mundësi dhe është afër të ngjitet të na japë një dorë!”, lexohet në mesazhin e postuar në Facebook në llogarinë “Caravan Horse Riding Albania”.

https://web.facebook.com/caravanhorseridingalbania/posts/4278155312232622