U shkarkua 1 javë më parë/ Kush është ish-drejtoresha e Ministrisë së Brendshme që u arrestua për abuzim me tenderin e uniformave

625

Edlira Naqellari, ish-drejtoresha e prokurimeve publike në Ministrinë e Brendshme, e cila u arrestua sot pas aksionit të SPAK në lidhje me abuzimet me prokurimet publike, rezulton se u shkarkua nga kjo detyrë vetëm 1 javë më parë.

Naqellari u shkarkua më 2 korrik, si pjesë e ndryshimeve që u bënë për ristrukturimin e Policisë së Shteti.

1625902730_EDLIRANAQELLARI.jpg

Ministri Bledi Çuçi firmosi kështu largimin e postit të Naqellarit e cila ndodhej në këtë pozicion prej tre vitsh. Ajo u zëvendësua nga njëra prej drejtueseve të njësive të Agjencisë, Nertila Mihali. Tetë ditë prej kur u shkarkua nga detyra, emri i Naqellarit del në listën e SPAK si pjesë e grupit të zyrtarëve që kanë kryer abuzime me tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit me vlerë 25 milionë euro.

Nën hetim nga SPAK për tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit në vitin 2020 kanë qenë prej muajsh, Edlira Naqellari, Kreshnik Bejkaj, Ani Omuri, Klevis Hasani, Anisa Bogdani, Flutura Çekrezi, Fatmir Demneri, Gëzim Mingaj dhe Mariglen Buzali.