“Kurrën e kurrës nuk do ecim kështu përpara”, Mentor Kikia revoltohet keq, publikon fotot që bënë xhiron e rrjetit dhe jep mesazhin e fortë

220

Gazetari i njohur, Mentor Kikia ka reaguar lidhur me dyndjen e madhe në sallën e teatrit “Migjeni”, ku qindra të rinj shkodrënë pritën ish-konkurrentët e Përputhen.

Postimi i Kikisë

Me këtë rini, e ardhmja është e sigurtë!

Në Shkodër, dyndje e madhe në sallën e teatrit “Migjeni”. Nuk po shiten biletat e ndonjë shfaqeje të ”madhe”. As ka ardhur ndonjë personalitet i shoqëërisë tonë dhe njerëzia po rend ta dëgjojë çfarë do të thonë.

Jo ore jo, kanë ardhur heronjtë e ri të shoqërisë tonë. Janë çunat dhe gocat që puthen tek “Përputhen”, dhe njerëzia në Shkodër po vrapon ti prekë, ti shikojë nga afër se sa realë janë. Ti fotografojnë(të gjithë me telefona në duar), tu marrin autografe, të dëgjojnë çfarë do të thonë, çfarë mesazhes do tu japin për jetën dhe të ardhmen. Çfarë mendojnë ata për vendin dhe shoqërisë, si mund të bëhet(edhe më keq) ky vend etj etj.

Në Shkodër kjo, imagjinoni qytetet e tjera…

Dhe pastaj thoni që nuk është faji i popullit që gjërat këtu janë mbrapsht e lëmsh?

Ju mendoni se me këtë rini e me këtë nivel të shoqërisë ne do të ecim përpara?

Jo more jo, kurrën e kurrës!

“Kurrën e kurrës nuk do ecim kështu përpara”,
“Kurrën e kurrës nuk do ecim kështu përpara”,