Ndahet nga jeta këngëtari i muzikës popullore, Ismet Bogujevci.
“Ju njoftojmë gjithë familjes dhe miqësisë se sot me 13 maj ndërroi jetë më i shtrenjti ynë. Kaluam shumë sfida bashkë. Babë pusho në paqe me tingujt e muzikës tënde që kurrë s’do të shuhen”, shkruan ai.
Ismeti ka qenë solisti i Ansamblit Kombëtar “Shota” dhe i shumë shoqërive me emër në Kosovë dhe trojet shqiptare.
