Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e vona të së enjtes në aksin rrugor Korçë – Pogradec, në afërsi të fshatit Çiflig.
Një mjet policie ka përplasur një këmbësor, i cili si pasojë e plagëve mësohet se ka ndërruar jetë në vendngjarje. Paraprakisht dyshohet se viktima ende i paidentifikuar, ka qenë i dehur duke ecur në rrugë.
Furgoni i policisë vinte nga Pogradeci në drejtim të Korçës. Viktima i ka dalë përpara dhe si pasojë e goditjes së fortë dyshohet që mjeti e ka tërhequr disa metra zvarrë ndërsa ka edhe dëshmitarë okulare të ngjarjes.
