Plagosja me armë në zyrën e PD në Kavajë, arrestohen tre personat e përfshirë në ngjarje (EMRAT)

222

Policia ka arrestuar autorin e plagosjes në zyrën e PD në Kavajë, Ndriçim Jonuzi së bashku me Dorjan Troplini dhe Markel Shtylla.

Këta persona akuzohen se dy ditë më parë sulmuan sekretari e zyrës së PD në Kavajë, Bledar Okshtuni duke e lënë të plagosur në këmbë. Akti i Jonuzit u bë edhe argument politik mes palëve për të zbuluar arsyet e veprës së tij.

Nëpërmjet një videoje në rrjetet sociale ky i fundit sqaronte se motivet nuk lidheshin me prirjen politike. Menjëherë pasi kreu krimin, ai u arratis, por pas punës së pandalur policia arriti të gjejë vendndodhjen e tij dhe ta verë në pranga.