E rëndë në Tiranë/ Një person me thikë futet në xhami dhe plagos 5 persona

224

Një ngjarje e rëndë u regjistrua këtë të hënë në Rrugën e Kavajës në Tiranë.

Një person me thikë në dorë, mëson “Vizion Plus”, është futur brenda xhamisë dhe ka plagosur pesë persona.

Të plagosurit u dërguan në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Autori është identifikuar si Rudolfë Nikollaj dhe është neutralizuar nga policia.