Krim brenda familjes në Maqellarë të Dibrës. Nusja, 44 vjeçe, vrau me thikë vjehrrën, 74 vjeçe.
Krimi ndodhi në banesë, shkruan “Vizion Plus”, pas një konflikti për motive të dobëta.
E moshuara ndërroi jetë menjëherë, kurse autorja e ngjarjes u prangos nga policia.
44-vjeçarja akuzohet për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.
