Një ambulancë ka humbur kontrollin në të gdhirë të mëngjesi të sotëm në autostradën Tiranë Durrës, dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë ka humbur jetën pacientja 71-vjeçare me iniciale A. Sh., e ndodhur në të.
Policia shoqëruar drejtuesin e ambulancës 51-vjeçarin nga Saranda me iniciale I. D., 51.
Njoftimi i Policisë
Në datë 14.02.2021, në orën 03:45, në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi I. D., 51 vjeç, banues në Sarandë, duke drejtuar mjetin ambulancë, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, e për pasojë ka humbur jetën shtetësja A. Sh., 71 vjeçe e cila ishte paciente në ambulancë.
Drejtuesi i ambulancës është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
