Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin e vjetër Vlorë Fier, në fshatin Cerkovinë, i cili ka shkaktuar vdekjen e një të reje, ndërsa një vajzë tjetër është në gjendje kriktike për jetën.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shoferja 25 vjeçare Anxhela Çapo ndërsa vajza tjetër, Silvi Muha 22 vjeç ndodhet në gjendje të rëndë. Siç shihet dhe nga pamjet, makina është përmbysur dhe trupi i viktimës është hedhur rreth 300 metra larg makinës dhe është dërrmuar.
Sipas policisë aksidenti ka ndodhur si pasojë e daljes së makinës nga rruga prej shpjetësisë së lartë. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.