Jon Gjebrea u përfol për një lidhje me Vildane Zenelin, reagon për herë të parë.

294

Vildane Zeneli vihet shpeshherë në fokus të mediave rozë për fotot provokuese që ndan në rrjete sociale, por më e komentuara mbetet jeta private. Modelja është përfolur prej kohësh për një lidhje me Jonin, djalin e moderatorit Ardit Gjebrea.

Spekulimet për një lidhje të mundshme nisën pas ndarjes së Jonit nga ish e fejuara Merlin Haxhiymeri. Ndjekësit vunë re faktin se ajo e komentonte shpesh Jonin në fotot e tij, ndërkohë që vetë ai ndau me ndjekësit një foto, gjë që shtoi dhe më tej dyshimet.

Lidhur me këto lajme ka reaguar vetë Joni përmes një postimi të gjatë në Instastory ku shprehet se me Vildanen njihet prej 10 vitesh duke mohuar kategorikisht lajmet se janë në një lidhje dashurie.