Hyjnë në fuqi masat e reja/ Nga sot, ndalohet lëvizja pas orës 20.30

330

Nga kjo e enjte, në të gjithë Shqipërinë, do të jenë në fuqi masat e reja anti-COVID. Pas orës 20.30 askush nuk do të lejohet të lëvizë, deri në orën 06.00.

Kjo fashë orare do të vlejë edhe për baret e restorantet, të cilat në orën 20.30 do të duhet të kyçen.

Masat shtrënguese do të jenë në fuqi deri në datën 4 janar. Pas kësaj date, do të rikthehen masat që ishin deri dje, pra karantinë do të nisë në orën 22.00.