Kukësi dhe Tirana bëjnë “paqe” në Elbasan, arratiset Vllaznia në krye

308

Dueli më spektakolar i javës së 10-të, mes Kukësit dhe Tiranës në fakt nuk ka mundur në fakt nuk ka mundur që të shkojë përtej një barazimi pa gola. Në pjesën e parë bardheblutë ishin më kërkues, por u ndalen nga një pritje fantastike e Bekajt dhe pretenduan për një 11-metërsh pas një ndërhyrje të Demirit ndaj Muçit.

Në fillimin e pjesës së dytë Gashi ndalet vetëm nga traversa që i mohoi golin e avantazhit. 4 minuta më pas Taipi dhuron spektakël me disa driblime dhe shërben për Eze, i cili e ka të thjeshtë për të shënuar, por anësori e anulon për pozicion jashtë loje.

Minutat e fundit ishin të ndezura, me raste në të dyja portat, por goli do të mungonte. Me këtë barazim Kukësi mbetet në vendin e dytë me 17 pikë, 5 më pak se Vllaznia, ndërkohë që Tiranë në vendin e 6-yë me vetëm 14 pikë.