Ky është 39-vjeçari Roland Bicerri, efektivi i FNSH-së i cili u vra aksidentalisht nga djali i tij i mitur të dielen ne ora 13.30.
Ai u qëllua me armën e shërbimit nga i biri 7-vjeçar, teksa po luante me bilardo së bashku me disa miq të tij në një lokal në rrugën “Shyqyri Brari”, pranë Kopështit Zoologjik.
Fëmija i mitur mori armën nga çanta ku Bicerri e kishte vendosur dhe qëlloi drejt të atit, mesa duket ne rrathana aksidentale.
Si pasojë e të shtënës, polici 39-vjeçar mbeti i plagosur. Ai u tansportua me urgjencë drejt spitalit, por nuk mundi të mbijetojë.
Shkak për vrasjen dyshohet të ketë qenë pakujdesia, ndërsa janë shoqëruar dhe po merren në pyetje në cilësinë e dëshmitarit disa persona që ndodheshin në lokal në ato momente.
Punonjësi i policisë, Roland Bicerri mësohet se ishte jashtë shërbimit, por për shkak se ishte pjesë e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë kishte me vete armën e zjarrit.
