Policia e Shtetit ka mundur të zbardhë ngjarjen e rëndë të 5 dhjetorit, ku mbeti i vrarë me armë zjarri efektivi i policisë Xhulio Prela, duke vënë në pranga një nga autorët dhe shpallur në kërkim një tjetër.
Pas një pune hetimore dhe duke verifikuar kamerat e sigurisë u bë i mundur identifikimi i autorëve të vrasjes. Për këtë arsye u vu në pranga shtetasit Nikollë Sherniku, ndërsa është shpallur në kërkim ndërkombëtar bashkëpunëtori i tij në krim, B.M.
Nga tërësia e veprimeve dyshohet se shtetasit e lartpërmendur kanë qëlluar me armë zjarri efektivin e Policisë, Xhulio pas një konflikti të çastit për motive të dobëta.
Xhulio Prela, 26 vjeç, efektiv policie i forcave të FNSH-së në Shkodër është ekzekutuar me armë zjarri më 5 dhjetor në aksin rrugor Lezhë-Milot, në zonën e Gajushit
