Kabineti qeveritar i Malit të Zi është mbledhur sot për herë të parë pas miratimit nga parlamenti, ku është vënë re dhe modestia e saj, përveç shqiptari, i cilli preferon të shkojë më “Audi”. Ajo çfarë ka rënë në sy në ardhjen e parë ka qenë thjeshtësia dhe modestia e kryeministrit dhe 12 ministrave.
Zdravko Krivokapiç edhe pse automatikisht si një kryeministër i vendit i caktohet një automjet, ai e ka refuzuar duke vendosur të shkojë me taksi në ditën e parë të punës. Disa prej ministrave kanë ndjekur të njëjtin trend ose kanë shkuar në këmbë, pavarësisht se ishte një dite me shi në Podgoricë.
Mediat e vendit fqinj kanë kapur edhe një detaj të veçantë, pasi anëtari i vetëm shqiptar i kabinetit, zv.kryeministri Dritan Abazoviç ndryshe nga kryeministri e ministrat u paraqit me një automjet tip ”Audi” me targa të Podgoricës.
Dy ditë më parë Parlamenti i Malit të Zi zgjodhi qeverinë e re të kryesuar nga Zdravko Krivokapiç dhe Dritan Abazoviç, zv/kryeministër. Qeveria e Krivokapiç, ka 12 ministri që do të drejtohen nga figura jopartiake, ndërsa kreu i koalicionit “E Zeza në të Bardhë”, Dritan Abazoviç, është zëvendëskryeministër.
