Një 22-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik këtë të diel. Viktima është identifikuar si Gevis Muhaj.
Referuar mediave vendase, 22-vjeçari po kthehej nga puna me makinën e tij tip ‘Ford’ ku ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me një pemë.
Goditja ka qenë shumë e fortë duke i marrë jetën në vend të riut shqiptar. Gevis Muhaj ishte zhvendosur në Itali prej disa kohësh, ku punonte si mekanik në një kompani private në Itali.
