Policia e Bulqizës ka arrestuar këtë të shtunë një 20-vjeçar, pasi qarkullonte me armë zjarri me vete.
Po ashtu, gjatë operacionit u vunë në pranga edhe dy persona të tjerë, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.
Në pranga përfundoi i riu me iniciale D. F., banues në Bulqizë. Kapja e tij u bë nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Sektori Dushaj”, ku ai po qarkullonte në automjet me dy shokë të tij nga Tirana.
Nga kontrolli i imtësishëm i automjetit u gjetën të fshehura një armë zjarri automatik, një armë gjahu shotgun dhe 30 fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.