Policia e Kurbinit ka arrestuar një 33-vjeçar të akuzuar për disa vepra penale dhe të shpallur në kërkim.
Në vendin e quajtur Tapizë, u vu në pranga A. L., banues në Thumanë, me precedentë të mëparshëm kriminal.
Ky shtetas është shpallur në kërkim në muajin tetor 2020, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim dhe “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim.
Gjithashtu, ky shtetas ka qenë person i shpallur në kërkim edhe nga DVP Korçë, pasi në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, ka transportuar 14 shtetas të huaj, më qëllim kalimin e kufirit, kundrejt pagesës.
