Gati 700 raste të reja sot me covid19 në vend

246

Këtë të martë u regjistruan thuajse 700 raste të reja me koronavirus, shifra më e lartë që nga nisja e pandemisë. Ministria e Shëndetësisë njoftoi për 694 të infektuar, të zbuluar mes 2.560 të testuarve.

Po ashtu, kanë humbur jetën gjashtë pacientë: mjeku 66 vjeçar Ilirjan Draçi, një 28 vjeçare, një 61 vjeçare, një 76 vjeçare, dhe një 78 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçare nga Elbasani.

Orët e fundit janë shëruar 351 qytetarë. Shtrimet në spitale vazhdojnë të shtohen. Aktualisht në spitalet COVID trajtohen 412 persona, 13 në terapi intensive dhe tre të intubuar.