Aksident i frikshëm / makina del nga rruga, përfundojnë në spital dy pasagjerë

266

Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në Levan të Fierit.

Automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin B. Z. ka dalë nga rruga, e për pasojë u dëmtuan dy pasagjerë.

Të plagosur mbetën Xh. T. dhe L. Z., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spitalin rajonal Fier.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të daljes së mjetit nga rruga.