Një tjetër ngjarje e rëndë në Spitalin Infektiv.
Një pacient me koronavirus mendohet se është hedhur nga ballkoni i COVID 1.
Ende nuk dihet gjendja e tij.
Ky është rasti i katërt i pacientëve në vendin tonë që hidhen nga lartësia e spitaleve Covid.
Tiranë/informacion paraprak.
Më datë 10.11.2020, rreth orës 12:30, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi R.B., 69 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
