Që prej fillimit të pandemisë, vendi ynë ka shënuar gjatë 24 orëve të fundit numrin më të lartë të viktimave si pasojë e koronavirusit.
Nuk kanë arritur ta fitojnë betejën me virusin 12 qytetarë, të cilët kishin sëmundje bashkëshoqëruese. Mes viktimave ishte edhe një 34-vjeçar nga Durrësi.
“Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 12 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 34 vjeçar nga Durrësi, një 66 vjeçar nga Lezha, një 69 vjeçar dhe një 77 vjeçar nga Pogradeci, një 71 vjeçar nga Berati, një 51 vjeçar, një 56 vjeçar, një 69 vjeçar, 75 vjeçar dhe 78 vjeçare nga Tirana, një 67 vjeçar nga Elbasani, një 70 vjeçar nga Korça, me sëmundje bashkëshoqëruese.”
Nga ana tjetër, janë identifikuar 525 raste të reja me koronavirus, nga 1967 testime të kryera.
“222 raste në Tiranë, 38 në Shkodër, 24 në Durrës, nga 21 raste në Krujë, Vlorë, 20 në Berat, 18 në Kukës, nga 15 raste në Kuçovë, Elbasan, 14 në Librazhd, 11 në Lushnje, nga 10 raste në Korçë, Përmet, Malësi e Madhe, Gramsh, 9 në Pogradec, nga 8 raste në Kurbin, Kavajë, Skrapar, nga 6 raste në Fier, Mat, nga 5 raste në Dibër, Peqin, 4 në Tropojë, nga 2 raste në Lezhë, Sarandë, Bulqizë, 1 në Devoll.”
Ndërkohë, janë shëruar 111 qytetarë, duke e çuar në total numrin e të rikuperuarve në 12,203.
Aktualisht, në 3 spitalet COVID, po trajtohen 360 pacientë, 10 në terapi intensive nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 5851
Durrës 1019
Fier 926
Korçë 748
Shkodër 693
Elbasan 602
Lezhë 554
Vlorë 525
Berat 360
Kukës 288
Gjirokastër 266
Dibër 125
