Marash Kumbulla nuk ka ndërmend të ndalet. Mbrojtësi i Komëtares sonë ka shënuar për skuadrën e Romës, golin e barazimit momental 3-3.
Pas një goditje nga këndi, 6 minuta nga fundi i kohës së rregullt, ai e shtyn topin me këmbë në rrjetë. Ky është goli i tretë brenda javës për shkodranin, i cili shënoi edhe në Europa League.
