Aktorja e njohur e serialeve refuzon të martohet: Nuk dua të martohem përsëri.

552

Birce Akalay aktorja e njohur për rolin e Asllë në filmin Dashuri bardhë e zi në një deklaratë të fundit për mediat turke ka thënë prerë se nuk do të martohet përsëri.

Në fakt në një dalje të fundit në Arnavutköy, dy ditë më parë aktorja u përball me gazetarët të cilët kanë nxituar ta pyesin për raportin e saj të ri me Fasih Saylan.

Edhe pse aktorja u tha se nuk flas në mes të rrugës ata i kërkuan përgjigje vetëm për një pyetje a është e vërtetë që keni vendosur të martoheni së cilës Akalay i ka kthyer një përgjigje të prërë jo.

Birce Akalay është martuar për herë të parë në vitin 2011 me Murat Ünalm por vetëm një vit më pas kjo martesë mori fund. Në vitin 2014 ajo pati një martesë të dytë me Sarp Levendo por edhe kjo mori fund 3 vjet më pas, në vitin 2017.

Pas kësaj martese aktorja pati sërish një lidhje dashuri me balerinin Can Tunal por edhe marrëdhënia me të nuk zgjati shumë. Për lidhjen e re të dashurisë me Fasih Saylan aktorja nuk ka dëshirë të flasë shumë, edhe pse që prej muajit shkurt tashmë çifti shihen pothuajse kudo bashkë.