Marash Kumbulla i dhuron fitoren Romës, “hakmerret” ndaj ekipit që eliminoi Tiranën

260

Pas vitit të shkëlqyer me Veronën, Marash Kumbulla ishte një nga mbrojtësit më të lakmuar në Serie A. Sot mbrojtësi i Kombëtares shqiptare shpagoi ekipin e Romës në të cilin është transferuar ketë sezon duke i dhuruar golin e fitores në Europa League.

Shqiptari 20-vjeçar realizoi një gol me kokë në minutën e 74 kundër zviceranëve e Young Boys, në debutin e tij në një kompeticion europian.

Një kënaqësi e veçantë për të riun e talentuar, por për tifozët shqiptarë edhe një “hakmarrje” e vogël ndaj ekipit zviceran, që kishte eliminuar në turin e mëparshëm Tiranën.