Bie nga kati i 5-të i pallatit, humb jetën 41-vjeçari

304

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në lagjen nr. 5 në qytetin e Pogradecit.

Një 41-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga kati i 5-të i banesës së tij teksa po rregullonte antenën e televizorit.

41-vjeçari ka humbur jetën menjëherë, ndërsa aktualisht është transportuar për në morgun e spitalit të Pogradecit.