Katër pacientë kanë humbur jetën nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit ndërsa kanë rezultuar pozitivë 149 persona. Gjithashtu e kanë fituar betejën me COV ID 19 gjatë këtij harku kohor 139 pacientë.
Ministria e Shëndetësisë njofton se aktualisht në 2 spitalet Covid po trajtohen 206 pacientë, 20 në terapi intensive 7 prej të cilëve janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën për shkak të COV ID 19, një 73 vjeçar nga Durrësi, një 77 vjeçar nga Shkodra, dhe 2 qytetarë nga Tirana : një 65 vjeçar dhe një 74 vjeçar.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon mbi situatën epidemiologjike të COV ID19. Janë kryer 963 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 149 qytetarë të prekur nga virusi Sars Cov2. Janë shëruar 139 qytetarë duke e çuar në 8675 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki 104 raste në Tiranë nga 6 raste në Shkodër Fier nga 5 raste në Krujë Korçë nga 4 raste në Durrës Elbasan nga 3 raste në Kurbin Lezhë nga 2 raste në Gjirokastër Përmet Malësi e Madhe nga 1 rast në Kukës Skrapar Ura Vajgurore.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe Shefqet Ndroqi po trajtohen 206 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COV ID 19, një 73 vjeçar nga Durrësi, një 77 vjeçar nga Shkodra, dhe 2 qytetarë nga Tirana një 65 vjeçar dhe një 74 vjeçar, me sëmundje bashkëshoqëruese. I shprehim ngushëllimet familjarëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të respektojnë masat për parandalimin e COV ID 19. Të nderuar qytetarë ju kujtojmë edhe një herë se çdo rast i identifikuar pozitiv, duhet të vetëizolohet dhe se shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.
