Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik,m Silva Bino është infektuar me koronavirus dhe ndodhet e shtruar në spitalin Infektiv ku po merr trajtim mjekësor.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe vetë ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu e cila përmes një postimi në llogarinë e saj ka folur edhe për gjendjen shëndetësore të Binos.
Ministrja i ka uruar shërim të shpejtë shefes së Departamentit të Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik duke ndarë edhe lajmin e mirë se gjendja e saj tani më është stabilizuar.
I uroj shërim të shpejtë prof. Silva Binos, që po trajtohet me profesionalizëm nga kolegët e saj në spitalin infektiv në QSUT.
Mjekët konfirmojnë se gjendja e saj është e stabilizuar. Dr Bino të presim të na bashkohesh sa më parë, shkruan ministrja Manastirliu.