Në 24 orët e fundit 100 qytetarë kanë fituar betejën me koronavirusin në Shqipëri.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka ndarë lajmin në rrjetet sociale duke e shoqëruar me një foto të personelit mjekësor.
Gjatë 24 orëve të fundit100 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin, shkruan Manastirliu.
Bashkë me rastet e sotme shkon në 7239 numri i të shëruarve në vendin tonë që prej fillimit të pandemisë.