Aktorja Egla Ceno i ka kthyer përgjigje regjisorit Altin Basha i cili sipas saj publikoi mesazhet private me të në media.
Në reagimin e saj aktorja shkruan se me aktin Basha i kishte dhúnuar privatësinë dhe i kishte shkaktuar një dëm të madh moral dhe profesional por se ishte krenare për edukatën me të cilën i ishte drejtuar.
Më tej me ironi ajo shtoi se ndoshta nuk duhet të fliste kundër tij duke parashikuar se në të ardhmen Basha me shumë gjasa do të mbajë postin e drejtorit të Teatrit Kombëtar.
Largimi im nga Portokallia nuk ka të bëjë fare me cilësinë e performancës siç ka qejf të shprehet ai, për këtë mjafton të shohësh feedbackun e publikut ka të bëjë me një lloj fresku që unë refuzoj ta mësoj për të hipur në skenë.
Flas për të njëjtin regjisor që e ka vlerësuar talentin tim duke më patur si aktore nëpër shfaqjet e tij private në Teatër.
Për të njëjtin regjisor me të cilin kemi ndërtuar kompaninë e parë private Teatrore në Tiranë dhe për të njëjtin regjisor që më ka mësuar bazat e aktrimit, si profesori im në Akademinë e Arteve, u shpreh ajo.