Pasi i nxori plagjiaturë në artikullin shkencor, studiuesi zbulon kopje të tjera ministres Kushi.

267

Studiuesi Vladimir Kola ka folur për kopje tjera të ministres së Arsimit Evis Kushi pasi i publikoi plagjiaturën me 70 perqind të një artikulli shkencor është e kopjuar. Në një intervistë për Fax News Kola u shpreh se ka edhe një kopjim tjetër të bërë në artikullin e prezantuar në konferencë nga dy bashkëautoret Evis Kushi dhe Marsida Ashiku.

Bëhet fjalë për një artikull të vitit 2010 ndërsa ministrja e Arsimit e ka mbaruar doktoraturën në 2008. Natyrisht ky artikull i referohet pas doktoraturës por kam thënë mund të jetë përdorur për të marrë tituj të tjerë si Prof e Asociuar duhet të shihet lista.

Në nëntor të 2010 mori titullin Prof e Asociuar ndërsa në 2016 mori titullin Prof e plotë. Kopjimi qëndron në kuptimin që artikulli origjinal është publikuar në vitin 2007 ndërsa ky artikull që është paraqitur në konferencë nga dy bashkëautoret Ashiku dhe Kushi është paraqitur në 2010 prandaj nuk vihet në dyshim kopjim.

Madje dua të shtoj që në të vërtetë kam thënë 70 perqind duke iu referuar vetëm artikullit, por nëse i referohemi dhe një artikulli tjetër të 2002 në anglisht quhet Does corruption effect income inequality and poverty Sanjeev Gupta Hamid Davoodi dhe Rosa Alfonso Terne janë autorët. Nga ky artikull është marrë një faqe e gjysmë por këtë nuk e vura në dukje sepse është kopjim më i vogël, tha Kola.

Më shumë nga kurioziteti sepse e dëgjova publikisht që ishte  propozuar për ta zëvendësuar ministren Shahini dhe kryeministri tha me shumë bindje në vetvete se jemi të sigurtë që nuk do të ketë të publikuara kopjime plagjiaturë, u shpreh studiues