Një ditë pas fillimit të shkollës pezullohet mësimi, 12 mësues të dyshuar me Covid-19.

445
foto ilustruese

Pezullohet mësimi në shkollën Papa Kristo Negovani në Ersekë, pasi rezultoi pozitive me Covid-19 sanitarja e kësaj shkolle.

Mësohet se situata do jetë e tillë pasi të dalin përgjigjet e tamponëve të marrë, pasi dyshohet se 12 mësues janë të prekur me Covid në këtë qytet.

Gjatë një pronocimi për Faxnews një prej mësuesve duke dashur të ruajë identitetin shprehet se fillimisht pozitiv me virus ka dalë pastruesja e shkollës.

Ai shton se 10 mësues të institucionit arsimor janë përzgjedhur dhe pasi kanë kryer tamponin dhe janë izoluar pa marrë përgjigjie nga testimet.

Mësuesi kërkon që të gjithë ti nënshtrohen kryerjes së tamponit pasi 20 mësues dhe dy sanitare nuk i janë nënshtruar testimit ndërsa mësimi vijon ende niormalisht dhe pas lajmit që regjistron një shifer të lartë të mësuesve të prekur në këtë qytet.