Një mësues nga Pogradeci ka ndërruar jetë këtë të shtunë nga koronavirusi. 44 vjeçari Leonard Xhemollari nga Udenishti ishte i shtruar në Tiranë prej dy javësh.
Nga informacionet paraprake dyshohet se 44 vjeçari u infektuar në Ohër ku ishte me pushime.
Gjithashtu ai vuante dhe nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese të cilat i kanë rënduar gjendjen e tij shëndetësore.
