‘Mimoza llastica’ dhuron disa respiratorë për Spitalin Shefqet Ndroqi.

484

Aktorja e njohur shqiptare Zhaklina Dhimojani Blattler e cila ka luajtur rolin e Mimoza llasticës ka vendosur të dhurojë për Spitalin Shefqet Ndroqi disa respiratorë. Lajmin e jep Ambasada Shqiptare në Bernë Zvicër përmes së cilës Zhaklina ka vendosur të dhurojë respiratorët për vendin e saj të origjinës.

E larguar nga Shqipëria në vitet 90 Zhaklina Dhimojani Blattler nuk e ka harruar asnjëherë vendin e saj të lindjes. Aktorja e njohur për publikun shqiptar ka dhuruar sot përmes Ambasadës shqiptare në Bernë disa respiratorë për Spitalin Universitar Shefqet Ndroqi në Tiranë.

Ambasada e RSH në Bernë i shpreh falenderime dhe mirënjohje Znj Blättler që gjatë këtyre viteve në Zvicër ka dhënë ndihmën e saj në fushën sociale ka promovuar artin dhe kulturën tonë në Diasporë dhe ka kontribuar me donacione të ndryshme për Bashkinë e qytetit të Himarës prej nga ajo ka origjinën, shkruan Ambasada shqiptare në Bernë Zvicër.