Bilanci i të prekurve nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.

339

Shqipëria konfirmoi këtë të shtunë 164 raste të reja me koronavirus. Të infektuarit u zbuluan mes 827 personave që ishin të dyshuar dhe që u testuan.

Numri total i të prekurve nga sëmundja në vendin tonë ka shkuar kështu në 175021. Në orët e fundit humbën jetën edhe tre pacientë të tjerë duke e çuar numrin e përgjithshëm në 330.

Ministria e Shëndetësisë raportoi edhe për 51 qytetarë që kanë mposhtur virusin. Në spitalet COVID janë shtruar 188 pacientë 21 prej tyre në terapi intensive dhe shtatë të intubuar.