Visjan Ukcenaj aktori i njohur i humorit kohët e fundit e kemi hasur edhe në muzikë. Shumë diskutime janë ngritur mbi këtë fakt ku të shumtë janë ata të cilët e paragjykojnë. Ai gjithmonë është shprehur se nuk e quan veten si këngëtar, por gjithmonë i ka pëlqyer të eksplorojë dhe askush nuk e pengon për këtë gjë.
Ndërkohë Visjani gjatë intervistës së tij në Ditë e Re bën të ditur se ka 400 këngë në shtëpinë e tij të cilat nuk i ka publikaur dhe i ka për qefin e tij. Sa i përket atyre që e shajnë dhe e paragjykojnë, artisti shprehet se në jetën e tij personale çdo lloj gjëje që bën është punë për të.
Kam bërë këngë personale. Gjithmonë kam zhvilluar muzik kam 400 këngë në shtëpinë time. Kam bërë një stil ndryshe , muzikë elektronike. Shpesh jam hasur me paragjykime. Njerzit duhet të kuptojnë që ne bëjmë një punë që është për ata , spektakli që bëjmë është për ata. Çfarë bëj unë në jetën personale është punë për mua është dëshira ime, thotë Visjani.
Gjithashtu nuk le pa përmendur dhe një pjesë mjaft të nxehtë e cila akoma dhe sot vazhdon të diskutohet. Një artist sipas Visjanit në Shqipëri nuk përfiton asgjë. Ndryshe nga Vip në botë artistët shqiptarë nuk e kanë atë që bota i ofron artistëve të tjerë. Prandaj ai nuk e quan veten Vip kur nuk përfiton asgje shtesë.
Njerzit duhet të edukohen me larmishmërinë e artistit, të edukohen edhe pak me jetën e personazheve Vip le të themi se nuk është se jemi Vipa të mëdhenj. Bota ka Vipa se pse kanë një treg të madh. Pse të quhemi Vip ne kur nuk përfitojëm asgjë. As paguhemi si në botë as kemi benefite si në botë. Nuk kemi atë që ka bota as financiarisht. Nuk vlerësohet aq shumë artisti në përgjithësi, thotë ai.